Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    01/06/2025 16:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 8 të arrestuarit për shitblerje armësh, nga trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri.

    Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorise së tiranës për masat e sigurimit. Në burg do të qëndrojnë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.

    Para gjykatës asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur. Ndërkohë që mbrojtja ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia po i shtyn njërëzit në veprime të kundraligjshme. Po ashtu avokatët kanë kërkuar prova dhe fakte për secili nga të dyshuarit, për veprimet konkrete që ata kanë kryer.

    Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe akt-ekspertizë të armëve nëse janë ose jo funksionale. Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që ta cilësojë të paligjshëm arrestimin. Ata i kanë kërkuar gjykatës që të mbahej edhe parasysh fakti që të dyshuarit nuk kanë precedent të meparshëm penal.

    Ndërkohë, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertimet e kryera për armët që janë kapur më herët kur është bërë ndalimi i Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra nga armët rezulton jashtë funksionit.

    Gjatë operacionit të zhvilluar nga ana e strukturave të rendit u sekuestruan 14 armë zjarri 12 pistoleta ku njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

    Kujtojmë se nga ky operacion i zhvilluar më 30 maj, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Armët siguroheshin nga Kosova, e më pas silleshin në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre, kryesisht në Tiranë, raporton Tv Klan

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.