Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Totaj: Qeveria nuk ka drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave

    06/09/2023 19:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Kjo është bërë pasi që Komuna e Prizrenit e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

    Me ç’rast, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vlerësoi që Qeveria Kurti nuk ka të drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave.

    “Qeveria nuk ka të drejtë të votojë ligj i cili e prek autonominë financiare të komunave tek burimet vetanake të mjeteve buxhetore. Qeveria ka dashur që me ligj me e cenu autonominë financiare të komunave. Qeveria në mënyrë të njëanshme e ka bërë rivlerësimin e pronave. Nuk janë komunat ato që e kanë ngritur tatimin në pronë, e ka ngritur Qeveria”, deklaroi Totaj.

    Ndërkaq, i pyetur se a do të dëmtoheshin komunat me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Totaj tha se nuk do të kishte dëmtim me faljen e mjeteve, po vetëm në rast se mjetet keqpërdoren.

    “Dëmtohet i tërë shteti i Kosovës aty ku Qeveria voton ligje antikushtetuese”, shtoi tutje Totaj në Tëvë1.

    Kujtojmë që Kushtetuesja argumentoi se vendimi u mor bazuar në kompetencat vetanake të komunave, ku përfshihen edhe e drejta për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe shpenzimin e këtyre të hyrave sipas vendimit të vetë autoriteteve lokale.

    Artikuj të ngjashëm

    Totaj sërish në garë për të parin e Prizrenit

    Babai vrau vajzën 15 vjeçe në Prizren, dalin detaje të reja- Fqinji dëgjoi zhurma rreth orës 05:30

    Ky është personi që u plagos me kallashnikov në Prizren

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.