Gjykata e Apelit ka zgjidhur mbi 17 lëndë gjatë vitit të kaluar, ka thënë kryetari i kësaj gjykate, Valon Totaj.
Ai ka deklaruar se në Apel vazhdojnë të mbesin në punë edhe 15 mijë e 382 lëndë derisa ka bërë të ditur se 1292 të tjera janë bartur në Gjykatën Komerciale.
Dorëheqjet e gjyqtarëve nga komuniteti serb në veri të vendit është një prej sfidave që ka përmendur Totaj, për çka ka thënë se puna e tyre tani zëvendësohet nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.
“Sfidë tjetër na ka ndodhur pezullimi i punës së gjyqtarëve për shkak të dorëheqjes së dhënë nga gjyqtarët e komunitetit serb, të cilët janë në një pozitë që kanë dhënë dorëheqje por dorëheqjet e tyre ende nuk janë aprovuar. Konform kësaj gjendje, të njëjtit janë paraparë në planin e punës së gjykatës por që nuk janë të përfshirë nëpër kolegje gjykuese, puna e tyre tani zëvendësohet komplet nga gjykata e Apelit në Prishtinë për shkak të këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, deri në një vendim tjetër ose rrethanë tjetër në raport me ta. Deri në një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në raport me situatën e krijuar, lëndët e divizionit të apelit në Mitrovicë trajnohen nga kolegjet e rregullta sipas planit të punës në Gjykatën e Apelit në Prishtinë”, ka thënë ai.