Lajme

Totaj-Abrashit: Po flet për Prevallën, qeveria Kurti anuloi investimin e jashtëm 30 milionë Euro në këtë zonë

Kryetari aktual dhe kandidati për mandat të dytë në Prizren, Shaqir Totaj, tha në debatin e dunsit se vitet e fundit qyteti ka shënuar rritje të numrit të turistëve, jo vetëm për shkak të bukurive natyrore, por edhe falë investimeve komunale në infrastrukturë dhe kulturë.

Ai theksoi se zhvillimi i turizmit mbetet prioritet, përfshirë edhe turizmin malor, por kujtoi se kompetencat për zonën e Prevallës i janë marrë komunës nga qeveria, duke e shpallur atë “zonë të veçantë”. “Ne kemi kërkuar që kompetencat të na kthehen, që të mund të investojmë vetë në këtë zonë,” tha Totaj.

Duke iu kundërpërgjigjur premtimeve të kundërkandidatij e tij për zhvillimin e turizmit në Prevallë, Totaj rikujtoi se në vitin 2023 një projekt investiv prej 30 milionë eurosh në këtë zonë ishte anuluar nga komisioni qeveritar i udhëhequr nga ministrat e Vetëvendosjes.

“Kur e anuloni një projekt 30 milionësh, si mund të flisni sot për investime në Prevallë?”, theksoi ai.

Back to top button