Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Toni Kuka: Pas humbjes që pësoi Majlinda, nuk kemi mundur ta gjejmë për 2-3 orë

    08/08/2021 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i ekipit të xhudos Driton Kuka, ka thënë se në ndërtimin e tij si trajner, Majlinda Kelmendi i ka ndihmuar shumë me punën dhe përkushtimin e saj.

    Kuka, ka folur edhe rreth humbjes befasuese të Majlindës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke thënë se asaj i ka thënë se këtë humbje duhet kuptuar vetëm si humbje në sport, por që pas asaj humbje, Majlindën nuk kanë mundur ta gjejnë për pothuajse tri orë.

    “Ajo çka e kom mbajt në vete dhe e kam diskutuar me Distrinë për herë të parë pasi që Majlinda i ka përfunduar garat kur kemi hipë në autobus, se nuk kemi mundur ta gjejmë Majlindë pas luftës gati dy-tri orë dhe unë fillova të bëhem merak dhe e mobilizova krejt ekipin që ta gjejmë”, është shprehur Kuka në “Sports Show” në Klan Kosova.

    Më tej, Kuka ka zbuluar bisedën që e zhvilloi me Distria Krasniqin duke thënë se Majlinda Kelmendi i ka thënë se nuk është e gatshme më për gara.

    “Bisedën që e bëmë me Distrinë i thashë se në muajin janar dhe shkurt Majlinda më ka thënë se nuk jam e gatshme për gara, jo në aspektin fizik por koka e saj nuk ka qenë më e gatshme për të garuar në këtë nivel”, ka thënë Kuka.

    Ndërsa, sipas mjeshtrit të xhudos, tek Majlinda Kelmendi ka ndikuar negativisht shtyrja e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” si pasojë e pandemisë.

    “Si duket tek Majlinda shtyrja e Lojërave Olimpike, pra ky viti ekstra ka ndikuar negativisht. Ajo ka qenë e gatshme në vitin 2020 gjithçka me përfunduar, por nuk kam pasur dëshirë që kjo të ndodhë, jo për shkak të Majlindës por për shkak të të tjerëve”.

    “Por, që menduam se Majlinda ka shkuar në fshat olimpik, por ajo kishte qenë në autobusin e njëjtë. Normalisht pastaj kemi folur, por një kokë të kampionit si Majlinda me u mundu që ta bësh të ndjehet njëjtë pas humbjes që e ka pasur në Lojëra Olimpike është e kotë”, ka thënë Kuka.

    Artikuj të ngjashëm

    Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

    Jo veç në kategorinë e saj, Distria e para në botë

    Kosova me tre xhudistë në Kampionatin Botëror, objektivi… dihet!

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.