Marrëveshja e arritur mes Kosovës e Serbisë për reciprocitet me dokumente ka ngjallur reagime të mëdha në vend e jashtë tij, shkruan GazetaDemos.
Reagime mund të ndahen në dy kampe, ku kishte të tillë që e kritikuan, ndërsa edhe të atillë që e lavdëruan.
Njëri nga këta të fundit është edhe avokati i njohur kosovar që njihet për simpatinë e madhe që ka për partinë në pushtet.
Tomë Gashi duke i uruar kryeministrit Kurti jetë të gjatëka festuar këtë marrëveshje në bregdetin shqiptar duke mos fshehur as gëzimin që po e përjeton.