Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj u ka shprehur ngushëllime familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, shkruan GazetaDemos.
Ai u shpreh se do të jetë pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin bashkë me ta.
Postimi i plotë:
I pikëlluar me lajmin se humbëm 3 të rinjë nga Jabllanica.
Në këto momente të dhimbjes së madhe, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Rama, Morina dhe Mehmetaj.
Do të jem pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin, së bashku me ta!