Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Arbër Tolaj, po vazhdon tubimet elektorale, shkruan GazetaDemos.
34-shi i AAK-së së fundi ishte në Tërstenik, Lutogllavë dhe Ruhot, ku mori mbështetje të madhe.
“Entuziazëm dhe mbështetje e fuqishme na u dha edhe gjatë ditës së sotme në 3 fshatra, në të cilat shpalosën programin tonë për Kosovën fituese. Faleminderit nga zmera, Tërstenik, Lutogllavë dhe Ruhot që edhe njëherë e dëshmuat se mbështesni idenë dhe programin tonë”, shkroi Tolaj.
Postimi i plotë:
Entuziazëm dhe mbështetje e fuqishme na u dha edhe gjatë ditës së sotme në 3 fshatra, në të cilat shpalosën programin tonë për Kosovën fituese.
Faleminderit nga zemra, Tërstenik, Lutogllavë dhe Ruhot që edhe njëherë e dëshmuat se mbështesni idenë dhe programin tonë.
#137AleancapërArdhmërinëeKosovës