LajmeZgjedhjet 2025
Tolaj merr mbështetje të madhe në Gllogjan e Nepolen: Do të jem gjithmonë krah jush, përfaqësues i interesit tuaj
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, po vazhdon tubimet e tij me qytetarët e vendit në kuadër të fushatës zgjedhore.
Tolaj u mirëprit nga banorët e Gllogjanit e Nepolenit, të cilët i dhanë mbështetje të madhe.
Me këtë rast, Tolaj iu premtoi se do të angazhohet në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Falënderim i veçantë për Gllogjanin dhe Nepolen për mbështetjen dhe besimin e madh.
Kërkesat dhe shqetësimet tuaja i kam dëgjuar me vëmendje dhe do të jenë pjesë e angazhimit tim si deputet i ardhshëm. Do të jem gjithmonë krah jush, përfaqësues i interesit tuaj. Faleminderit Gllogjan dhe Nepole”, tha Tolaj.