Tolaj kritikon Qeverinë: Alarmante gjendja në Polici e FSK, i latë në harresë – do të angazhohemi ekonomikisht për ta
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, ka folur për trajtimin e ushtarëve e policëve nga institucionet e vendit.
Ai teksa theksoi se rëndësinë e këtyre dy intitucioneve, që sipas tij janë lënë në harresë.
“Policia dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, janë dy nga institucionet kyçe të sigurisë. Ndonëse policët dhe ushtarët janë forca e një shteti, ata u lanë në harresë”, tha ai.
Në mungesë të përkrahjes 2.200 policë lëshuan vendin e tyre të punës që nga themelimi i saj, kurse për 3 vjetët e fundit mbi 500 ushtarë e lanë FSK-në.
Ne si AAK, këtë situatë e trajtojmë si alarmante dhe do të angazhohemi për mirëqenie më të mirë ekonomike për policët e ushtarët tanë, por edhe për sigurime shëndetësore për ta, ngase ata janë shtyllë e shtetit.