LajmeZgjedhjet 2025

Tolaj kritikon ashpër presidenten pas vizitës te Faton Peci: Vendosi interesin partiak para atij shtetëror

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, ka kritikuar vizitën e Presidentes, Vjosa Osmani te kryetari i Mitrovicës, Faton Peci pas fitores në krye të kësaj komune.

Ai tha se kjo vizitë nuk reflektoi në rolin e saj kushtetues, duke shtuar se e njëjta vendsoi interesin partiak para atij shtetror.

“Vizita e Presidentes, Vjosa Osmani, në Komunën e Mitrovicës, tek kryetari Faton Peci, dikur bashkëpartiak, fatkeqësisht nuk reflektoi në rolin e saj kushtetues që duhet ta ketë Presidentja e Republikës.

Ajo vendosi interesin partiak politik, para atij shtetëror, duke humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë që duhet të ketë presidenca. Politizimi i skajshëm, krijoi përshtypjen e rreshtimit të hapur politik”.

Tolaj shtoi se kjo vizikë nuk i shërben as Mitrovicës, as qytetarëve, e as vetë institucionit të Presidencës, duke theksuar se veçanërisht, shqetësuese ishte afërsia dhe mesazhi politik që u përcoll në linjë me partinë Guxo, të cilën Presidentja e ka themeluar bashkë me kryetarin e komunës.

“Kjo e vë në pikëpyetje paanshmërinë institucionale që pritet nga posti më i lartë përfaqësues i shtetit.

Presidentja duhet të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, jo zëdhënëse politike dhe as pjesë e kalkulimeve partiake, t’i shërbejë interesit të përgjithshëm, e jo atij partiak”, shtoi Tolaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button