Kandidati për deputet, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka theksuar rëndësinë e shëndetit dhe shërbimeve shëndetësore të cilësisë së lartë për qytetarët, shkruan GazetaDemos.
Duke pasur një karrierë të gjatë në fushën e mjekësisë, ai angazhohet për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve sa më funksionale për qytetarët.
Në postimin e tij, Tolaj theksoi se zgjedhja e mjekut familjar është një hap jetik për shëndetin e individëve, dhe se angazhimi i tij do të jetë maksimal për të garantuar përmirësime në këtë drejtim.
Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët, duke theksuar se me votën e tyre ata do të kontribuonin direkt në përmirësimin e shëndetit të tyre dhe të Kosovës në tërësi.
Fjalimi i tij:
Duke qenë se profesioni im është mjekësia, përqendrimi im apo fokusi im më saktë ekziston në drejtimin e përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më funksionale në kuptim të përmirësimit të jetës shëndëtësore për të gjithë qytetarët.
“Përzgjedhja e mjekut familjar nga secili qytetar eshte jetik, andaj angazhimi im në kêtë drejtim do të jetë maksimal! Me votën tuaj, i kontribuoni shëndetit tuaj!
Për Kosovën fituese!”, tha në postimin e tij në Facebook.
VIDEO