Derisa po luhej ndeshja ndërmjet Foggia dhe Catanzaros një veprim tronditës ka ndodhur së fundmi, ku ka frikësuar në masë të madhe lojtarët në stadium.
Ndeshja ndërmjet Foggias dhe Catanzaros, e vlefshme për Serie C italiane, Grupi C ishte ndalur për pak momente.
Kjo pasiqë një tifoz ishte futur në fushë dhe iu është vërsulur ish-futbollistit të skuadrës së tij, Iemello, ku këtë të fundit tentoi ta godiste.
Siç raportojnë mediat në Itali, huligani e kërcënoi Iemellon edhe me vdekje, ku i kishte thënë se do ia hiqte kokën
Kjo kishte ndodhur në minutën e 64-të teksa skuadra mysafire po triumfonte me rezultat të thellë 1-5.
E, Iemello i la penalltinë një bashkëlojtari, teksa edhe tifozi u tërhoqë nga sigurimi.
🔴 L'incredibile aggressione di un "tifoso" del #Foggia verso l'ex #Iemmello, autore di una doppietta stasera e poi sostituito per non avvelenare il clima dal tecnico del Catanzaro Vivarini. Seguirà peraltro un'ulteriore invasione di campo più tardi… pic.twitter.com/Hv4cdnqSAp
— Filippo Maggi (@Filippomaggi97) April 11, 2022