Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Tifozët Kuq e Zi: Si është e mundur që institucionet e Kosovës nuk reagojnë për Gjorgjeviqin

    19/08/2021 20:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tifozët Kuq e Zi përmes një shkrimi në Facebook, kanë reaguar lidhur me koncertin e Bora Gjorgjeviq që mbahet sonte në Leposaviqin e Kosovës.

    Ndër të tjera Tifozët Kuq e Zi bëjnë thirrje të bojkotohet Bora Gjorgjeviq.

    E lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari Adriatik Kelmendi ku thotë se ky bend që performon sonte në Leposaviq është bendi fashist e çetnik që mund të gjindet.

    Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka realizuar sot një aksion simbolik kundër pjesëmarrjes së muzikantit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë, shkruan Gazeta Express.

    “Bregoviç ‘dajre’ gjenocidi”, ishte simbolika e këtij aksioni që u mbajt në Bulevardin “Republika”, në Korçë.

    Në njoftimin e kësaj partie thuhet se aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë.

    “Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka organizuar sot një aksion simbolik ndërgjegjësues në qendër të qytetit të Korçës, duke vendosën një banderolë të gjatë me fjalët “Bregoviç dajre gjenocidi”, në Bulevardin “Republika”. Aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në “Festën e Birrës” të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviç. Aksioni u zhvillua githashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviçin”, thuhet në njoftim.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

    E ndërsa kemi ditë që protestojmë për të tërhequr ftesën e Goran Bregovic nga Korça jonë e dashur, një goditje e radhës vjen po ashtu nga veriu i Dardanisë autoktone!

    Po mirë Shqipëria administrative o vëllezër pati një lajthitje (me dashje apo pa dashje), po si ka mundësi që Republika e Kosovës e lejon një çetnik të përbetuar antishqiptar që të përformojë brenda kufinjve shtetëror?!

    Si është e mundur që institucionet e Kosovës nuk reagojnë dhe nuk e ndalojnë këtë ftesë?!

    A e konsideroni Leposaviqin pjesë të shtetit të Kosovës apo jo?!

    Plagët nga regjimi i Milosheviçit janë të hapura si për ju edhe për ne, andaj nuk mund të rrimë pa reaguar për këtë TURP të radhës që po ndodh mu në mesin tuaj!

    BOJKOTONI çetnikun Bora Gjorgjeviç! NDALONI përformancën e tij në Dardani.

    Artikuj të ngjashëm

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.