Sot në sallën e Kuvendit është mbajtur seanca e 37-të me radhë në përpjekje të konstituimit të Kuvendit, raporton GazetaDemos.
Edhe kjo si të tjerat ka dështuar në qëllimin e vet, pas mosvotimit të komisionit të fshehtë rreth votimit të kryeparlamentarit/es, pozitën për të cilën Lëvizja Vetëvendosje propozon Albulena Haxhiun.
Sipas kryesuesit të Kuvendit, Dehari tregoi se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 qershor, në orën 11:00.