Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Thyerja e posterit me foton e dëshmorit Ridvan Qazimi-LLESHI, në Bujanoc – Komandanti po ‘vritet’ për të satën herë

    17/05/2025 19:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Refik Hasani

    Sot, në sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc është thyer qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t.

    Kujtojm opinion e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës i Komandant i Shtabit të Përgjithshëm Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4 dite, të nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimit të faktorit politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

    Këto akte të ulëta, vepra vandaliste i denojm, jan provokuese, jan mos durim nacional, është sulm ndaj kujtesës son kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, jan cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po vritet për të satën herë:

    -Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,
    – Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,
    -Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit,
    – Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjygje politike, e nuk po aminstohen,
    – Bashkëqytetarë e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.


    Thyerja e posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc me mbishkrimin’’Vdekje shqiptarëve” dhe ’’Vdekje shqiptarëve, ’’nuk ju duam’’.

    Përveqë që i denojm, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohë që Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja e xhamit dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe e Medvegjë, Preshevës,dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut, Vojvodinë dhe gjithë Serbinë.

    Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi po shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.

    Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momeneti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Shqiptarët, në Serbi jetojn duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.

    Vështrim, nga Refik HASANI Datë, 17.05.2025

    Artikuj të ngjashëm

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Të Fundit

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.