Pa asnjë dyshim, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka fituar çmimin e portierit më të mirë në botë “Yashin Trophy”.
Belgu ishte i jashtëzakonshëm edicionin që lamë pas dhe ndoshta më meritori që Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve, sidomos me disa super pritje në finale në Liverpool.
Në një garë me Edersonin e Man Cityt, Alisson Becker të Liverpoolit, Edouard Mendy të Chelseas dhe Mike Maignan të AC Milanit, Courtois u shpall më i miri për vitin 2022.
🏆 YASHIN TROPHY 2022! 🏆
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 17, 2022
🧤 @ThibautCourtois 👏#ballondor pic.twitter.com/Wbd2Ti3PMZ