Disa nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët “Selman Riza” në Gjakovë, janë therrur me mjete të mprehta mes vete, raporton GazetaDemos.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për disa nxënës të klasëve të 8-ta dhe të 9-ta, të cilët janë konfliktuar mes vete dhe pastaj konflikti mes tyre ka agravuar duke përfunduar me therrje me mjete të mprehta.
Nuk ka ende informacione se sa nga këta nxënës janë lënduar në këtë përleshje dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore.
GazetaDemos është në pritje të informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës për këtë rast./GazetaDemos/