Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Sipas policisë, një i dyshuar ka therur me thikë viktimën, pasi kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”