BallinaLajme

Therje me thikë në Podujevë, Policia jep detaje

Një therje me thikë ka ndodhur sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se personi i lënduar ka marrë tretman mjekësor, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Back to top button