Theri me thikë gruan dhe i preu flokët pasi refuzoi të bënte marrëdhënie seksuale

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bari të Italisë, ku një 42-vjeçar maroken theri me thikë gruan e tij. Krimi ndodhi në Canosa pak ditë më parë, por vetëm sot u bë e mundur arrestimi i autorit.

Mediat italiane raportojnë se 42-vjeçari goditi disa herë me thikë në fytyrë dhe trup gruan e tij 24-vjeçare pasi kjo e fundit refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Por autori nuk u mjaftua me aktin e rëndë, pasi me të njëjtën thikë i preu flokët të resë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Mësohet se gruaja mori plagë në fytyrë, në vesh, në duar por dhe në pjesët e tjera të trupit, ndërkohë që iu nënshtrua një operacioni që zgjati disa orë.

Pas arrestimit, 42-vjeçari, i cili nuk e mohoi ngjarjen, u dërgua në komisariatin në Andria, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje dhe deformim të pamjes përmes lëndimeve të përhershme.

Reklama