Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Theret me thikë një 20-vjeçar në Han të Elezit, pëson lëndime në sy dhe ballë

    18/01/2023 14:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.

    E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta.

    Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën ‘Xhemsedin Suma’ në Han të Elezit, ku pas një konflikti verbal mes dy të rinjve, një person dyshohet se ka therur me thikë 20-vjeçarin.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me plagë në sy, ball dhe pjesë tjera të trupit e të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me anë të goditjeve me mjet të mprehtë.

    Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të riut është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

    GazetaDemos ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarohen të pafajshëm tetë të akuzuarit për ryshfet në pikën kufitare Hani i Elezit, veçohet procedura për katër të tjerë

    Djegia e bredhit në Han të Elezit dhe afishet ”Viti i Ri nuk është festë e jona”, arrestohen 4 persona

    Digjet bredhi në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, hasen mbishkrime “Viti i Ri s’është festë e jona”

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.