Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi gjithashtu emëroi Ridvan Hotin zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues te Kosovës.
Po ashtu emëroi edhe Irfan Lipovicën drejtor në Drejtorinë e përgjithshme të akreditimit.
Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet.