Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është themeluar Fondi Emergjent për Nevojat e Viktimave.
Haxhiu përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se fondi i krijuar ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.
“Fondi emergjent për nevojat e viktimave gjatë qëndrimit në polici.
Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ, me anë të së cilit krijohet Fondi Emergjent për Nevojat e Viktimave.
Ky fond ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme. Po ashtu, ky mekanizëm garanton që ndihma për viktimat e dhunës të ofrohet në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë”, njoftoi Haxhiu.