Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, po bëjnë homazhe në Prekaz, raporton GazetaDemos.
Përveç figurave të politikës së vendit, pjesëmarrës janë edhe qytetarë të shumtë.
Megjithë peshën e ngjarjes, dallimet politike nuk i lënë ata të pareagueshëm.
Disa përkrahës të rinj në moshë të Partisë Demokratike të Kosovës, teksa ishin të ngjitur në kullat e Jasharajve, i brohoritën kryeministrit Albin Kurti.
“Hashim Thaçi, Hashi Thaçi”, “PDK, PDK”, u dëgjuan teksa thirrën ata.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që ai u prit me brohoritje në këtë vend, në fushatën zgjedhore të këtij viti kryeministri në detyrë në Skenderaj u prit me brohoritje e fishekzjarre.
Brohoritjet ” Thaçi, Thaçi”, Kurti i kishte dëgjuar edhe në Nëntor të vitit të kaluar në Prekaz të Skenderajt.