Lajme

Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem atë s’ma merr askush!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë duke u gjykuar për më shumë se pesë vjet me shokët e tij, i tha disa fjalë emocionuese përmes një telefonate të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare zbuloi se Thaçi i tha: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”.

Përmes kësaj telefonate prekëse, Rama e uroi Thaçin për Pavarësi, i çoi të fala shokëve, dhe po ashtu i tregoi se e do fortë.

“Vëllai im të dua shumë, më vjen keq që nuk mund të bëj dot më shumë, të përqafoj dhe të fala shokëve”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button