Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është rikthyer sot në Kosovë pas gati pesë vitesh qëndrimi në Hagë, transmeton Demos.
Thaçi vizitoi babain e tij i cili po që po qëndron në QKUK.
Ai qëndroi brenda me të për rreth 3 orë.
Thaçi u soll nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i në QKUK, ku u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”.
Sipas pamjeve u dalluan ndryshime të dukshme në pamjen e tij.
Thaçit deri më tani i ishin refuzuar dy kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë e kjo me sukses ishte e treta që e solli në Kosovë.
Thaçi, i cili ishte dorëhequr nga posti i presidentit në nëntor të vitit 2020 për t’u përballur me akuzat në Gjykatën Speciale.