Lajme

“Thaçi ishte i pari ndër të barabartit në UÇK, jo udhëheqës absolut”

Analisti Fitim Salihu ka komentuar dëshminë e sotme të ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin mbi rolin e Hashim Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ai nuk tha se Thaçi “as që ka qenë 1-shi absolut i UÇK-së, as që ka qenë një 0 në UÇK.”

Sipas Salihut, struktura guerile e UÇK-së dhe konjukturat historike të kohës nuk lejonin që organizata të kishte një lider të vetëm e me fuqi të pakufizuara.

Ai shtoi se UÇK-ja ishte e ndërtuar mbi një sistem të figurave të ndryshme me ndikim në zona të veçanta, gjë që krijonte një barazi të fuqisë brenda saj.

“Rubini nuk tha per Hashim Thaçin as qe ka qene 1-shi absolut i UÇK-se, as qe ka qene nje 0 ne UÇK. Mos me qene i gjithepushtetshem nuk dmth me qene askushi.

Kjo ne fakt flet per specifikat dhe konjukturat socio-historike se qysh, ku dhe kur eshte kriju UÇK-ja, e cila nuk e kishte nje udheheqes te vetem dhe fuqiplote, sikurse nuk e kishin as organizatat ilegale nga te cilat buroi ajo.

Fakti qe UÇK-ja ka qene ushtri guerile, e ben edhe me te besueshem fuqine e barabarte te shume figurave te ndryshme ne zona te ndryshme. Por, kjo nuk e mohon faktin se ai grup i burrave pak-a-shume te barabarte per nga fuqia e kane pas nje Drejtor Politik. E, ai ka qene Hashim Thaçi. Sikurse nuk e mohon as faktin qe, ndonese Drejtor Politik, Hashim Thaçi s’ka pas fuqi absolute ne UÇK. Kete s’e tha per here te pare Rubini. Ne fakt kete s’e ka mohu kurre as vete Thaçi.”

Ai kujtoi edhe momentin e Konferencës së Rambujesë, kur Thaçi u detyrua të kthehej në Kosovë për të kërkuar miratimin e komandantëve të zonave dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Sipas tij, ky fakt dëshmonte qartë se në UÇK nuk ekzistonte një “numër një” absolut.

“Vete nevoja e domosdoshmeria qe Thaçi ta nderpriste ne gjysme Konferencen e Rambujese per me ardhe ne Kosove qe ta mirrte miratimin e komandanteve te zonave dhe Shtabit te Pergjithshem, e deshmonte qysh atehere qe UÇK-ja s’ka 1-sh absolut, ndonese Thaçi ishte i pari nder te barabartit.

Pra, mund te jesh 1-shi dhe mos te kesh kontroll absolut. Sidomos ne rrethana lufte kur je ne krye te nje ushtrie jokonvencionale, me secilen zone qe vepronte ne autonomi nga qendra, shpesh pa mundesi komunikimi mes zonave, me figura te respektuara qe nga koha e organizatave ilegale, te cilet me autoritetin e tyre moral ndodhte qe e tejkalonin autoritetin nominal te nje posti ne Ushtri, si dhe, mbi te gjitha, ne rrethana te nje lufte guerile, pa territor te kontrolluar (rrjedhimisht edhe pa pushtet e kontroll faktik mbi gjithe strukturen e Ushtrise) ku do te etablohej qarte heirarkia dhe autoriteti i Drejtorit Politik ose i Komandantit te Pergjithshem.”

Artikuj të ngjashëm

Back to top button