Analisti Jusuf Thaçi i ka dhënë përkrahje marshit për drejtësi, i cili do të organizohet të dielën në Prishtinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kushdo që është kundër keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e politikës, duhet t’i bashkohet marshit për drejtësi.
Sipas tij, Gjykata Speciale ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe ndotjen e historisë shqiptare.
“Marsho për drejtësi! 1. Gjykata Speciale është institucion politik (me mision e funksion) që e keqpërdorë shenjtërinë e drejtësisë. 2. Gjykata Speciale ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe ndotjen e historisë shqiptare. 3. Gjykata Speciale po shkelë rëndë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut duke i mbajtur të akuzuarit qe mbi dy vjet në paraburgim pa e filluar procesin gjyqësor.
Prandaj, kushdo që është kundër keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e politikës, kundër njollosjes së UÇK-së dhe të historisë shqiptare, si dhe kundër shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut, le t’i bashkohet marshit për drejtësi që organizohet të dielën, më 2 prill 2023, prej orës 14:00, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë”, ka shkruar Thaçi.