Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili po merr pjesë në Forumin e Sigurisë Halifax, nga ku deklaroi se se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë. Pra, tani, në gjithë këtë mjedis, mosndërtimi dhe mos investimi në mbrojtje ishte, mendoj, vendimi i gabuar nga Evropa”, raporton GazetaDemos.
Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e konsideroi deklaratë qesharake duke adresuar kritika të njëpasnjëshme për ministrin.
“Pra, Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike.
Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, atëherë s’di nëse duhet të qeshësh apo të qash.
Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!”, ka shkruar Çitaku.