Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Kodra Millaku, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj qytetarëve dhe mbështetësve për besimin e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo theksoi se 4002 votat e fituara janë më shumë se një numër – janë një mesazh besimi dhe përgjegjësie për të vazhduar angazhimin e saj politik.
Postimi i plotë;
Të nderuar qytetarë dhe mbështetës!
Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua dhe një motivim i fuqishëm për të vazhduar angazhimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, e cila më qëndroj pranë në çdo hap, për miqtë dhe për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të më mbështetur gjatë gjithë fushatës.
Për mua, kjo ishte hera e parë që garoj në një proces zgjedhor dhe përvoja e kësaj fushate do të mbetet e paharrueshme.
Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo moment i kaluar me ju më ka dhënë forcë.
Falënderoj nga zemra kryetarin e Aleances z. Ramush Haradinaj për besimin, mbështetjen dhe mundësin qe ti bashkangjitem kualicionit, që të jem pjes e listes, gjithashtu falenderoj aktivistat dhe antarët e koalicionit “Për Kosovën Fituese” për punën e bërë.
Rrugëtimi im politik nuk përfundon këtu. Përkundrazi, ai veçse forcohet. Do të vazhdoj të jem pranë mbështetësve të mi, pranë secilit qytetar që beson në vlerat dhe parimet për të cilat angazhohem.
4002 vota që mora nuk janë thjesht një numër. Ato janë një mesazh i fuqishëm besimi dhe përgjegjësie. Janë një motivim i madh për të vazhduar më fuqishëm, me më shumë përkushtim.
Me respekt dhe mirënjohje
E juaja Teuta Kodra Millaku