Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Teuta Kodra Millaku falënderon qytetarët për përkrahjen në zgjedhjet e 9 shkurtit

    15/03/2025 21:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Kodra Millaku, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj qytetarëve dhe mbështetësve për besimin e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

    Ajo theksoi se 4002 votat e fituara janë më shumë se një numër – janë një mesazh besimi dhe përgjegjësie për të vazhduar angazhimin e saj politik.

    Postimi i plotë;

    Të nderuar qytetarë dhe mbështetës!

    Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua dhe një motivim i fuqishëm për të vazhduar  angazhimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, e cila më qëndroj pranë në çdo hap, për miqtë dhe për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për të më mbështetur gjatë gjithë fushatës. 

    Për mua, kjo ishte hera e parë që garoj në një proces zgjedhor dhe përvoja e kësaj fushate do të mbetet e paharrueshme.

    Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo moment i kaluar me ju më ka dhënë forcë. 

    Falënderoj nga zemra kryetarin e Aleances z. Ramush Haradinaj për besimin, mbështetjen dhe mundësin qe ti bashkangjitem kualicionit, që të jem pjes e listes, gjithashtu falenderoj aktivistat dhe antarët e koalicionit “Për Kosovën Fituese” për punën e bërë.

    Rrugëtimi im politik nuk përfundon këtu. Përkundrazi, ai veçse forcohet. Do të vazhdoj të jem pranë mbështetësve të mi, pranë secilit qytetar që beson në vlerat dhe parimet për të cilat angazhohem. 

     4002 vota që mora nuk janë thjesht një numër. Ato janë një mesazh i fuqishëm besimi dhe përgjegjësie. Janë një motivim i madh për të vazhduar më fuqishëm, me më shumë përkushtim.

    Me respekt dhe mirënjohje 

    E juaja Teuta Kodra Millaku

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

    Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka 8%

    Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.