Tetë persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi masiv në një festë ditëlindjeje në qytetin Gqeberha në Provincën e Kepit Lindor të Afrikës së Jugut.
Dy persona të armatosur të paidentifikuar “qëlluan rastësisht mbi mysafirët” të cilët po kërcenin në një festë në shtëpi në qytezën Kwazakhle, thotë policia.
Asnjë arrestim nuk është bërë, por një gjueti është në proces, shkruan BBC.
Të vrarët dhe të plagosurit nuk janë identifikuar, por policia tha se mes tyre ishte edhe pronari i shtëpisë së sulmuar.
“Këto viktima u vranë nga kriminelët dhe ne nuk do të pushojmë derisa të zbulojmë se çfarë ndodhi dhe kush ishte përgjegjës për [këtë] sulm të pashpirt dhe gjakftohtë ndaj këtyre viktimave”, tha Komisioneri i Policisë së Kepit Lindor, Nomthetheleli Lillian Mene.
Ministri i policisë dhe komisari i policisë kombëtare pritet të vizitojnë të hënën Gqeberhën, e njohur më parë si Port Elizabeth.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të krimit me armë në botë, por të shtënat masive të rastësishme janë të rralla.
Vitin e kaluar, vendi pa një sërë të shtënash në taverna të veçanta që lanë më shumë se 20 të vdekur. Këto të shtëna janë ende nën hetim.