Testime rapide në Prishtinë, numër i madh i qytetarëve presin në radhë

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Emshir”, në kryeqytet numër i madh i qytetarëve mëngjesin e së premtes kanë pritur në radhë për të bërë testin rapid ose të shpejt për Covid-19e.

Përmes një njoftimi për medie komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në këtë qendër do të vazhdojë ky lloj i testimit.

Përderisa që nga 4 gushti, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka filluar me ofrim të shërbimeve të centralizuara për të infektuarit me Covid-19, duke shndërruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Emshir”, në Covid Qendër.

Reklama