Janë tërhequr trupat e pajetë të çiftit, të cilët humbën jetën në bjeshkët e Junikut.
Lajmin për teve1.info e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Nikçi.