Marc Andre Ter Stegen u lëndua javë më parë duke tronditur të gjithë te Barcelona, por edhe te Kombëtarja e Gjermanisë.
Prestigjozja ‘Bild’ raporton se Marc-Andre Ter Stegen shpreson të kthehet nga lëndimi para fundit të sezonit.
Pasi pësoi një këputje të ligamenteve në shtator, portieri i parë i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të mund të luajë përsëri.
Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Ter Stegen i ka vendosur vetes synimin që të kthehet në fushë për Barcelonën në prill ose maj.