Gjatë festave shumë njerëz mund ta teprojnë me ushqime dhe pastaj të kenë dhimbje të barkut dhe stomakut.
Nëse jeni një person i shëndetshëm që nuk keni pasur kurrë më parë simptoma të problemeve gastrointestinale, atëherë pas ngrënies së tepërt gjatë festave, mund të keni simptoma të lehta.
Mjekët këshillojnë që për t’i shmangur këto dhimbje, të mundoheni të konsumoni ushqime më të lehta, ndërkaq, sipas tyre, nëse simptomat janë më të theksuara, duhet patjetër të bëni një vizitë tek mjeku.
Megjithatë, disa simptoma pas ngrënies së tepërt të ushqimit mund të tregojnë se gjendja është serioze, për shembull nëse keni dhimbje të forta në bark, therje ose ngërçe, të vjella të zgjatura, ethe, apo edhe diarre të rëndë.
Mirpo, sipas mjekëve, çdo simptomë që lidhet me ngrënien e tepërt duhet të zhduket me kalimin e kohës dhe pastaj mund të rifilloni zakonet normale të të ngrënit.