Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tentoi të jepte ryshfet zyrtarëve kufitarë për kalim ilegal të kufirit, arrestohet një person

    07/05/2025 18:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Stacionin Policor Kufitar në Jarinjë, ka ndërmarrë veprime të shpejta operative pas pranimit të një informate për tentim ryshfeti ndaj zyrtarëve policor.

    I dyshuari është arrestuar pasi ka tentuar tu ofrojë ryshfet zyrtarëve policor me qëllim të lejimit të hyrjes së paligjshme në Republikën e Kosovës të bashkëshortes së tij, duke anashkaluar procedurat dhe kriteret shtetërore në fuqi.

    Pas reagimit të menjëhershëm të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Mitrovicë Veri, dhe nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën “Dhënia e Ryshfetit”, sipas nenit 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjatë procedurës janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe sekuestrimin e provës materiale.

    Është analizuar raporti i zyrtarëve policor të ndërlidhur në rast dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave, lidhur me procedurën penale Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar për 48 orë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rast tragjik në Bërnicë: 15-vjeçari vdes në vetaksident me biçikletë

    Arrestohen  tre persona, mbanin materiale me përmbajtje nacionaliste në Graçanicë

    Policia e zë në rrenë kaçanikasin që raportoi se dikush ia vodhi 400 euro brenda një xhamie

    Të Fundit

    “Limaj ndihmoi AAK-në të kalojë pragun” – Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Po serviloset pas 20 vjetësh akuza

    Nuk pritej, kjo është banorja e BBVK që Gjesti e ndjek në “Instagram”

    Haradinaj ia thekson Kallasit rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit

    Një grua 40 vjeçare u gjet pa shenja jete në një objekt në ndërtim brenda oborrit të QKUK-së

    Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.