LajmeNdërkombëtare

Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Ryan Routh u dënua të mërkurën me burgim të përjetshëm plus shtatë vite pas përpjekjes së tij për vrasje në vitin 2024 ndaj ish-kandidatit presidencial Donald Trump, në klubin e golfit të Trump në West Palm Beach, Florida, ka raportuar CBS.

Dënimi vjen pas se Routh u shpall fajtor në shtatorin e kaluar për pesë akuza federale, përfshirë përpjekjen për të vrarë një kandidat të rëndësishëm presidencial, sulmin ndaj një oficeri federal dhe disa shkelje me armë zjarri.

Prokurorët kërkuan që 59-vjeçari të merrte dënim të përjetshëm, ndërsa avokati i Routh, Martin Roth, i kërkoi gjykatës 20 vjet burg shtesë mbi shtatë vitet e detyrueshme për njërën nga akuzat për armë zjarri.

Dënimi i Routh në Fort Pierce, Florida, ishte planifikuar fillimisht për dhjetor, por gjyqtarja e Qarkut Amerikan, Aileen Cannon, pranoi të shtyjë datën pasi Routh vendosi të përdorte avokat gjatë fazës së dënimit, në vend që të përfaqësohej vetë siç kishte bërë gjatë pjesës më të madhe të gjyqit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button