Një djalë në Kaçanik ka tentuar të sulmojë nënën e tij, e ku më pas ka ndërhyrë babai i tij.
Ky i fundit e rrahu djalin pas tentimit të tij për sulm, teksa Policia ka bërë të ditur se djali është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmoj fizikisht nënën e tij”.
“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari –djali është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.