Një person ka tentuar që ta kalojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë ilegale.
Mirëpo i njëjti është ndaluar nga ana e zyrtarëve policor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Joshanicë të Leposaviqit.
“Fsh. Joshanicë, Leposaviq 16.01.2024 – 21:30. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur të ndaluar një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore. Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.