Tentoi ta digjte një market në Mitrovicë, ky është qytetari që u arrestua në Aeroport

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ç.B., dyshohet se kishte hedhur një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Arrestimi i të dyshuarit : Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale -Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftimin e Policisë.