Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tenderi 120 mijë eurosh, Komuna e Podujevës shpërblen ofertuesin më të shtrenjtë

    22/09/2022 17:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    INPO shpreh shqetësimin e thellë lidhur me keqpërdorimin e parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me operatorët ekonomik.

    Sipas një komunikate, në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë”, me numër të prokurimit 615-22-4693-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 120,000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Podujevës

    “Për këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar gjithsej pesë (5) operator ekonomik. Sipas procesverbalit të hapjes së tenderëve Grupi i Operatorëve Ekonomik “Quality Asphalt & World Medium”, me vlerë të ofertës prej 101,730.96 euro, ishte oferta më e lirë. Ndërkaq, fitues i kontratës është shpallur “Rahovica Comerce”, me vlerë të ofertës prej 106,478.30 euro, respektivisht, rreth 5 mijë euro më shtrenjtë se oferta parë më e lirë”, thuhet në kumtesën e INPO-s, dërguar mediave.

    Gjetjet e INPO-s, tregojnë se komisioni për vlerësimin e tenderëve kishte konstatuar se ky Grup i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” është i papërgjegjshëm pasi që nuk e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit për kapacitet teknik dhe profesional, respektivisht nuk e plotëson kërkesën për “një (1) Menaxher të projektit – inxhinier i diplomuar ose master i ndërtimtarisë” pasi që sipas këtij komisioni “Menaxheri i emëruar për këtë aktivitet është i punësuar edhe në një kompani tjetër me orar të plotë”.

    INPO ka kërkuar qasje në ofertat e të dy (2) ofertuesve respektiv, dhe pas analizimit të tyre vlerëson se vendimi i komisionit ka qenë krejtësisht i pabazuar në ligj dhe i dëmshëm për institucionin e komunës. INPO ka gjetur se Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” me të gjithë menaxherët e propozuar sipas kërkesave të dosjes së tenderit, ka lidhur parakontrata të vërtetuara me akt noterial. Andaj, arsyetimi i vendimit për eliminimin e Grupit të OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, është i padrejtë dhe paragjykues, rrjedhimisht i kundërligjshëm. Ligji për Prokurim Publik dhe Rregullat e prokurimit nuk e obligojnë operatorin ekonomik që të ketë stafin apo pozitat profesionale të punësuar paraprakisht, por kërkon që OE t’i ofrojë dëshmi të mjaftueshme autoritetit kontraktues se të gjitha kërkesat për kapacitet teknik dhe profesional i përmbush dhe i ofron në shërbim sipas termave të kontratës.

    Rrjedhimisht, ky arsyetim sipas vlerësimeve të INPO-s, ka për qëllim manipulimin me procedura të prokurimit dhe favorizimin e OE-ve të caktuar.

    Tutje, INPO ka gjetur se pronari i kompanisë “Quality Asphalt” i cili ishte lider i Grupit të OE-ve i shpallur i papërgjegjshëm për kontratë dhe pronari i kompanisë “Rahovica Comerce”, e cila është shpërblyer me kontratë janë vëllezër. Rrjedhimisht, INPO me arsye dyshon se kjo është një skemë e planifikuar dhe e koordinuar në mes të OE-ve dhe Autoritetit Kontraktues. Këtë e argumenton edhe fakti se kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues, Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, nuk kishte parashtruar fare kërkesë për rishqyrtim apo ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    Andaj, INPO kërkon nga Kryetari i Komunës së Podujevës marrjen e masave të menjëhershme administrative dhe disiplinore brenda përgjegjësive të tij ligjore kundrejt Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit dhe anëtarëve të komisionit për vlerësimin e tenderëve, si dhe të sigurohet se Komuna e Podujevës zbaton me përpikëri ligjin dhe rregullat e prokurimit dhe lufton skemat e manipulimeve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe trajtimin e barabartë të OE-ve në procedura të prokurimit.

    “INPO fton organet zbatuese të ligjit që të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore kundrejt keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik të argumentuar në këtë reagim”, thuhet në komunikatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Disa të arrestuar në Podujevë e Fushë Kosovë për posedim të drogës dhe armëve

    Në Podujevë, organizohet turne ping-pongu për 8-vjetorin e vdekjes së Deharit

    Drogë, para, telefona, armë – policia arrestoi mbrëmë dy persona në Podujevë

    Të Fundit

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    ​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.