Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Temperaturat e larta, ekipi i urgjencës së kryeqytetit vendoset në shesh

    13/07/2024 23:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tash e një javë, ekipi i urgjencës së Kryeqytetit do të jenë në sheshin e Prishtinës për të qenë më afër qytetarëve.

    Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, i cili po ashtu bëri thirrje për kujdes në këto temperatura të larta.

    “Për shkak të temperaturave të larta ekipi i urgjencës së kryeqytetit do të jetë në sheshin e Prishtinës për të qenë më afër qytetarëve të saj.Kujdes nga temperaturat e larta”, shkroi Sadiku në Facebook.

    Ministria e Shëndetësisë të premten ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës për disa kategori të qytetarëve si pasojë e temperaturave të larta.

    Në vendim thuhet se nga data 13 korrik deri më 20 korrik, lirohen nga puna gratë shtatzëna, teksa në rast të pamundësisë së lirimit nga puna, ato duhet të punojnë nga shtëpia.

    Qytetarët me sëmundje kronike në të njëjtën periudhë do punojnë me orar të shkurtuar nga 4 orë në ditë, ndërsa ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në intervalin kohor 11:00 – 17:00.

    Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

    Nga MSH thanë se ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

    Artikuj të ngjashëm

    Temperaturat e larta në vend, Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve

    Rekord në këtë vend, temperaturat arrijnë deri në 50 gradë Celcius

    Meteorologu Mendim Rugova thotë se vala e nxehtësisë mori fund sot

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.