Vasfije Krasniqi Goodman, ishte e para ajo që ndau publikisht historinë e saj të përjetimit të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rrëfimin e saj ajo e bëri më 16 tetor 2018 duke folur edhe për sfidat në kërkimin e drejtësisë dhe ndëshkueshmërinë për dhunuesit e saj.
Krasniqi-Goodman, po ashtu më 30 prill dëshmoi në Kongresin Amerikan për dhunën seksuale.
Aty ajo kërkoi drejtësi edhe për të mbijetuarat e tjera.
Vasfija duke vepruar kështu, i inkurajoi edhe gratë e tjera të flasin zëshëm dhe t’i tregojnë përjetimet e tyre e të çlirohen nga ajo se çka i mundon ato, pa pasur fare frikë se mund të paragjykohen nga ndokush.
E kesaj teme të ndjeshme një dokumentar ia ka kushtuar televizioni japonez NKH.
Të mbijetuarave të dhunës seksuale, 25 vjet pas përfundimit të luftës.
Brenda këtij dokumentari historinë e saj ka vendosur ta tregojë edhe Iliria (alias).
Dokumentarin e televizionit japonez NKH e gjeni KËTU