Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Telefonat e së ardhmes – Fuqia e pajisjeve të palosshëm që do të çojnë imagjinatën tuaj në një tjetër nivel!

    31/07/2024 18:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Samsung prezantoi pak ditë më parë pajisjet e reja Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6, e në fillim të këtij viti markoi fillimin e epokës së inteligjencës artificiale celulare përmes fuqisë së Galaxy AI.

    Me prezantimin e serisë së re Galaxy Z, Samsung po hap dyert drejt një universi të ri, tek bashkon inteligjencën artificiale me faktorin e saj më të gjithanshëm dhe fleksibël të formës, të dizajnuar në mënyrë perfekte për të mundësuar një sërë përvojash unike celulare.

    Pavarësisht nëse jeni fan i Fold apo Flip, gjenerata Galaxy Z Fold6 dhe Flip6 do të ofrojnë më shumë mundësi për të maksimizuar aftësitë e AI. Këta janë telefonat e së ardhmes dhe ajo që ju duhet të bëni është veç të çlironi imagjinatën.

    Intuitë e pagabueshme: Besojini AI për mesazhet dhe përshkrimet tuaja në rrjetet sociale 

    Një funksion i sapo shtuar në tastierën Samsung gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mediave sociale.

    A nuk është thjesht fantastike?

    Për mediat sociale në veçanti, funksioni Composer krijon tekst për përshlrimet tuaja, që pasqyron personalitetin tuaj virtual duke analizuar postimet e mëparshme. Dhe për ato komunikime në lëvizje, ju mund t’u përgjigjeni teksteve me përgjigje të sugjeruara që analizohen nga mesazhet tuaja më të fundit, për t’ju sugjeruar një përgjigje të përshtatshme.

    Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow.

    Galaxy Z Fold6 ofron gjithashtu një sërë veçorish dhe mjetesh të fuqizuara nga AI që maksimizojnë ekranin e madh dhe rrisin ndjeshëm produktivitetin. Note Assist në Samsung Notes ofron përkthim, përmbledhje dhe formatim automatik për shënime të thjeshta takimesh.

    Për më tepër, një veçori e transkriptit e integruar së fundmi mundëson transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore direkt në Notes. Tekstet në materialët PDF mund të përkthehen dhe të mbivendosen në mënyrë të përsosur përmes veçorisë së përkthimit të mbivendosjes së PDF-së në Notes dhe madje mbështet tekstin në imazhe dhe grafikë.

    Personalizim i pajisjes për të shprehur më mirë veten dhe mood-in tuaj 

    Nuk do të ishte Galaxy Z Flip pa mënyrat e ndryshme të personalizimit të kësaj pajisjeje. Me Photo Ambient të fuqizuar nga AI, një sfond mund të ndryshojë në kohë reale bazuar në kohën dhe motin. Ju mund të krijoni gjithashtu lehtësisht një pamje dhe ndjesi me opsionet e sugjeruara të paraqitjes së ekranit duke analizuar sfondin tuaj – të tilla si lëvizja e orës dhe ndryshimi i ngjyrës së kornizës. Kreativiteti gjithashtu shkon përtej FlexWindow. 

    Nuk keni pse kaloni nga njëri aplikacion në tjetrin për të publikuar kontentin tuaj

    Nga shkrepja te redaktimi, ProVisual Engine i fuqizuar me AI në Galaxy Z Fold6 e çon kreativitetin tuaj në nivelin tjetër. Përvoja e avancuar e redaktimit me Photo Assist në ekranin e madh ndihmon për të krijuar pa mundim përmbajtje të nivelit profesional. Portrait Studio krijon një larmi stilesh të ndryshme portretesh si film vizatimor 3D ose pikturuar me bojëra uji për më shumë mundësi krijuese. Dhe nëse doni të shijoni çdo sekondë me një pamje më të detajuar, Instant Slo-mo ju lejon të ngadalësoni menjëherë një video duke gjeneruar korniza shtesë duke ruajtur një përvojë të qetë shikimi.

    Por ajo që është edhe me e veçantë është mundësia e ruajtjes ose ndarjes së drejtpërdrejtë të videove tuaja me miqtë dhe familjen në mënyrë që ata të mund t’i shijojnë gjithashtu. Nightography, e përmirësuar me video HDR ju lejon të kapni videot më të shkëlqyera edhe në ndriçim të zbehtë dhe shkon më tej duke bashkëpunuar edhe me aplikacionet e njohura të medieve sociale.

    Funksioni i shkrepjes gjatë natës është tashmë i disponueshëm përmes aplikacionit në Instagram, kështu që ju mund të bëni fotografi të mahnitshme gjatë natës dhe t’i dërgoni mesazhe ose t’i ndani ato drejtpërdrejt nga brenda aplikacionit. 

    Artikuj të ngjashëm

    Samsung i ri do të jetë telefoni më i hollë deri më tani?

    Në heshtje, Samsung lanson Galaxy A06

    Samsung mund të kthehet nga MediaTek për çipet që do të fuqizojnë Galaxy S25

    Të Fundit

    Hoxha me kritika të ashpra: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, VV 42%

    Demilitarizimi i UÇK-së, Hysa: Thaçi foli me presidentin Clinton në telefon nga një tendë e improvizuar 

    Tahiri: Kurti veç me dështu di, edhe nesër seanca dështon

    Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

    Takimi me MASHTI-n, SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.