sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Teksti i plotë i Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

    07/07/2021 11:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot me shumicë të konsiderueshme të votave Rezolutën për dënimin e gjenocidit të kryer nga Serbia në Srebrenicë.

    Ndërkohë deputetët e Listës “Srpska” e kanë lëshuar sallën teksa bëheshin përgatitjet për votimin e kësaj Rezolute.

    Ky është teksti i plotë i Rezolutës i dërguar nga Zyra për Media e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Rezolutë e Kuvendi të Republikës së Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare

    Duke pasur parasysh:

    –         Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

    –         Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB S/RES/827 25 maj 1993;

    –         Rezolutat e Parlamentit Evropian 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe 15 korrik 2015 për Srebrenicën;

    –         Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 02/552, të datës 6 korrik 2005, me rastin e dhjetëvjetorit të masakrës në Srebrenicë;

    –         se pas okupimit të dhunshëm të Srebrenicës, e cila ka qenë zonë e mbrojtur e OKB-së, nga e ashtuquajtura URS, e ndihmuar dhe e financuar nga regjimi i atëhershëm i Republikës së Serbisë, më 11 korrik 1995, në mënyrë të planifikuar, kanë vrarë mbi 8.000 boshnjakë, kanë dhunuar një numër të madh të grave, dëbuar dhunshëm mbi 25.000 pleq, gra dhe fëmijë;

    –         se krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë përbëjnë krim të gjenocidit siç është definuar në Konventën e OKB për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, 9 dhjetor 1948;

    –         se masakra në Srebrenicë është njohur dhe e pranuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Aktgjykimin e Apelit, Rasti Nr.: IT-99-33, 19 prill 1993;

    –         Vendimin e apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të gjenocidit të kryera nga te ashtuquajtur ushtarët e URS  dhe se të njëjtat duhet të quhen me emrin e vërtetë: Gjenocid.

    –         se krimi i rëndë i kryer nga forcat e ashtuquajtur URS në Srebrenicë është cilësuar gjenocid dhe krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, me disa aktgjykime të plotfuqishme për gjenocidin, nga Tribunali i Hagës;

    –         Aktgjykimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Rastin Nr. IT-09-92-T, 22 nëntor 2017  dhe vendimin e Apelit të Mekanizmit të Përhershëm Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për rastin MICT-13-56-A, 8 qershor 2021;

    –         duke iu bashkangjitur rezolutave dhe deklaratave të ngjashme të vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe Parlamentit të BE-së,

    KUVENDI I REPUBULIKËS SË KOSOVËS

    Miraton këtë:

    R E Z O L U T Ë

    Për gjenocidin në Srebrenicë

    1.     Dënohet ashpër gjenocidi i regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

    2.     Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

    3.     Ndjen dhe shpreh pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe iu shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.

    4.     Dënon fuqishëm çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

    5.     Fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë e Përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpall ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

    6.     Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

    Artikuj të ngjashëm

    ASHAK organizon Konferencë Shkencore për Gjenocidin e Serbisë në Kosovë, njofton Mustafa

    Walker: E mbështes Qeverinë, që ta padisë Serbinë për gjenocidin në luftë

    PSD: Lulëkuqja katër-petalëshe të jetë simbol i gjenocidit të kryer në Kosovë

    Të Fundit

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    REL: Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon më shumë përkrahje nga MINT

    ​Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë

    Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.