Policia në Ferizaj sot rreth orës 02:03 ka ndaluar shoferin F. S., 20 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Sipas policisë, ai po drejtonte një veturë Audi, me targa vendore, dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 96 km/h.
“Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Me këtë rast, policia ka apeluar të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.
“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, deklaron policia.