Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur nivele rekord që shkojnë deri afro 2 euro për një litër naftë e benzinë.
Një analizë e SCAN Tv mbi pagën mesatare dhe mundësinë e blerjes së një litri naftë në raport me të, del në përfundimin se një shqiptari në Kosovës i duhet mesatarisht gati një orë punë në ditë për ta blerë një litër naftë.
Përllogaritja është bërë duke marrë për bazë pagën neto në muaj.
Në këtë renditje prin Shqipëria, ku Bordi i Transparencës caktoi shitjen e naftës me 261 lekë për litër. Kështu një shqiptar duhet të bëjë të paktën mesatarisht 55 minuta punë në ditë për të blerë vetëm një litër naftë.
Në vendin e dytë renditet Ukraina, ku 1 litër naftë vlen 51 minuta punë në ditë. Për Moldavinë, nevojiten 50 minuta punë, 47 minuta në Kosovë, afro 37 minuta për Maqedoninë e Veriut, në Serbi 29 minuta, ndërsa në Mal të Zi duhen 23 minuta për të blerë 1 litër naftë.
Shqipëria renditet ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në 167 shtetet e botës.