Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Të enjten Bislimi dhe Petkoviqi në Bruksel

    01/04/2024 20:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të enjten pritet që të ketë një tjetër takim për çështjen e dinarit serb në Bruksel të thirrur nga Bashkimi Evropian. Edhe këtë herë, Kosovën do të përfaqësoj Besnik Bislimi ndërsa Serbinë, Petar Petkoviqi. Lajcak shprehet optimist nga takimi i kaluar derisa njohësit e çështjeve politike thonë se nuk presin diçka të re.

    Tentativa e radhës për tu marrë vesh për dinarin është të enjten.

    Në kryeqendrën evropiane do të ri-takohen kryenegociatorët, Besnik Bilsimi dhe Petar Petkoviq.

    Kësaj radhe emisari i Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak ka shpresë se mund të ketë rezultat në diskutimin mes palës kosovare dhe asaj serbe.

    “Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre.
    Në fund erdhëm në përfundim se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten”, tha i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak.

    E tri ditë para takimit në Bruksel, Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “Kosova para 4000 ditësh ka marrë përsipër formimin e Asociacionit.

    “Prishtina 4000 ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin dhe Beogradi mori garanci të forta ndërkombëtare se kjo do të bëhet. Ata të gjithë kanë gënjyer! Kurti vazhdimisht ua bën të ditur serbëve në Kosovë se “heqja e të drejtave të tyre është e përhershme”, dhe Beogradit se “nuk janë gati për normalizim.Ne e kuptuam në mënyrë të përkryer politikën perëndimore të standardeve të dyfishta!”, ka pretenduar personi kyç i Vuçiqit me detyrë për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq.

    Mirëpo, nga këto takime të përjavshme nuk pret diçka ndryshe ish diplomati, Blerim Canaj.

    “Edhe ky takim do të vazhdoj si takimet e tjera, pa ndonjë rezultat për shkak se në njërën anë e kemi fundin e mandatit të Lajcak i cili faktikisht po e bënë punën e vet dhe tani është në një situatë që nëse ka diçka sukses mirë po edhe nëse edhe s’ka do të thotë nuk është se do i bëjë atij përshtypje, në anën tjetër ne jemi në një vit zgjedhor do të thotë se çka do që do të pranonte pala kosovare do të shkonte në dëm të tyre dhe do të kishte kosto në votë”, tha ish-diplomari, Blerim Canaj.

    Një çështje që vazhdon të mos prodhojë rezultate ne negociatat Kosovë-Serbi është ajo e të pagjeturve.

    Në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur thonë se do të vazhdojnë gërmimet në territorin e Kosovës, megjithatë, sfidë mbeten gërmimet në Serbi për shkak të qasjes në vazhdimësi politizuese te Beogradit zyrtar kundrejt këtij procesi.

    “Sfidë dhe shqetësim mbetet qasja në vazhdimësi politizuese e Serbisë kundrejt këtij procesi dhe siç e kemi thënë edhe më parë politizimi i kësaj procesi mbetet turpi i këti shekulli…Ne kemi diskutuar edhe mbi mundësinë e një agjende të dinamizmit të këtij procesi, dhe tani më kanë filluar gërmimet vlerësuese edhe me procesin e zhvarrimit në disa lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritarë për të pagjeturit.

    Artikuj të ngjashëm

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

    BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.